Buxheti Miqësor dhe Analizën Buxhetore për Fëmijë në komunat e Prishtinës dhe Pejës


Në bashkëpunim me organizatën Save the Children, UBO Consulting ka përpiluar Buxhetin Miqësor dhe Analizën Buxhetore për Fëmijë në komunat e Prishtinës dhe Pejës. Qëllimi i këtij projekti ishte që të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve, të shtojë transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publik në nivelin komunal duke i dhënë fëmijëve përqendrimin e shumë kërkuar. Buxheti Miqësor do t'i ndihmojë qytetarët e Pejës dhe Prishtinës të kuptojnë më mirë procesin buxhetor, t'i mbajnë përfaqësuesit përgjegjës për veprat e tyre, si dhe t'i informojë tërësisht për punët e brendshme financiare të komunës së tyre. Analiza Buxhetore për Fëmijë shpalos situatën e fëmijëve dhe shpenzimet për ta në komunat e Pejës dhe Prishtinës për vitin 2015. Duke analizuar legjislacionin, dokumentet strategjike e buxhetore, ajo na shpjegon për përcaktimin dhe shpenzimet për fëmijë në këto komuna si dhe autonominë e dëshirën e institucioneve përkatëse për të shpenzuar dhe përfshirë fëmijët në proceset e tyre të politikë-bërjes.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin