Trajnim Mbi Vlerësimin E Nevojave Të Komunitetit


UBO Consulting është duke zhvilluar një trajnim dy-ditor mbi Vlerësimin e Nevojave të Komunitetit. Ky trajnim dyditor është porositur nga organizata VoRAE, dhe ajo është duke u ofruar anëtarëve të kësaj organizate. Qëllimi i këtij trajnimi është që të sigurojë ngritje të kapaciteteve, duke kuptuar konceptet e komunitetit, nevojave të tyre, dhe si të vlerësohen nevojat e komunitetit - teknikat më të mira.