Identifikimi I Nevojave Të Tregut Të Punës në Sektorin E TIK-UT


Sot gjatë lancimit të eventit STIKK Education, UBO Consulting prezantoi gjetjet e studimit për "Identifikimin e nevojave të tregut të punës në sektorin e TIK-ut ", me qëllim të identifikimit të çështjeve në lidhje me gjeneratën e talentëve në sektorin e TIK-ut në Kosovë. Ky studim, i porositur nga STIKK, është fokusuar në identifikimin e hendekut mes aftësive të kërkuara dhe aftësitë e të ofruara në industrinë e TIK, nga institucionet arsimore dhe ato që ofrojnë trajnime në Kosovë. Gjetjet kryesore dhe rekomandimet e këtij studimi janë duke u përdorur për të gjeneruar kurrikulat për projektin e ri STIKK Education që do të fillojë në fillim të vitit 2016.