• slide1
    Mirësevini Tek
    UBO Consulting
    Ofruesi i juaj për hulumtime tregu, i dedikuar
    për të ofruar analiza të hollësishme, dhe rekomandime konkrete
  • slide3
    Traditë Në
    Kujdesin
    Ndaj Klientëve
    Ne ofrojmë zgjidhje cilësore dhe sasiore të përshtatura me nevojat e klientëve tanë
  • slide3
    Llojllojshmëri
    e Projekteve
    Klientë tanë janë organizatat ndërkombëtare
    dhe vendore, institucionet qeveritare,
    dhe kompanitë shumëkombëshe dhe vendore me renome

Intervista të kompletuara

350,000 +

Eksperienca dhe partneriteti i UBO Consulting në të gjitha regjionet e Kosovës dhe sektorë të ndryshëm i ka mundësuar kompanisë të përfundojë projekte të rëndësisë dhe karakteristikave të ndryshme, duke ruajtur efikasitetin dhe kualitetin gjatë gjithë punës.

Klientë të Kënaqur

150 +

Duke qenë më se të kënaqur me punën tonë, shumica e klientëve që ne kemi pasur tani më janë bërë partnerët tanë. Vit pas viti ata kthehen tek ne me kërkesa dhe projekte të tjera hulumtuese

Projekte të Përfunduara

350 +

Shumica e bashkëpunëtorëve të projekteve të UBO Consulting përfshin qeverinë dhe organizatat e sektorit publik, fondacionet dhe shoqatat e ndryshme, organizatat lokale dhe ndërkombëtare, dhe nga sektori privat.

Çfarë Bëjmë Ne

studime të opinionit publik
Studime të Opinionit Publik

Studime të Opinionit Publik janë pjesë fundamentale e debateve politike, gjendjes së ekonomisë, trendeve sociale dhe shumë aspekte të tjera. Ne thjeshtë raportojmë mendimet e njerëzve, dhe me çka ata përballen, pasi që është shumë e rëndësishme. Ne nxjerrim mendimet objektive të qytetarëve dhe informacione të tjera që janë relevante, në kohë reale dhe të sakta

Analiza të politikave socio-ekonomike

Duke e kombinuar ekspertizën tonë në metoda kualitative dhe kuantitative të hulumtimeve, vlerësime, dhe politika të modelimit, ne ofrojmë rekomandime konkrete për ndryshime të politikave socio-ekonomike në Kosovë

Vlerësime të projektit dhe Vlerësime të Ndikimit të Projektit

Procesi i vlerësimit dhe matjes së ndikimit të projektit, përcakton nëse qëllimet e planifikuara dhe objektivat janë arritur. Ne e përdorim ekspertizën tonë që me kujdes të kontrollojmë dhe të dokumentojmë arritjet e projektit, ose të identifikojmë ndonjë mangësi në atë projekt. Ne po ashtu ofrojmë rekomandime për ndërhyrje eventuale të ardhshme

Studime Fizibiliteti

Studimet tona të fizibilitetit vlerësojnë zbatueshmërinë e projektit, detajet e implementimit dhe zhvillimit të tij. Planifikimi buxhetor dhe modelimi financiar ndihmojnë klientët tanë në marrjen e vendimeve të duhura per bizneset e tyre

Zhvillmi i produktit

Edhe nëse është një produkt i ri, apo shtesë e linjave ekzistuese të produktit, ose modifikim i produktit ekzistues, ekspertiza jonë ofron të dhëna të vlefshme për procesin e zhvillimit të produktit. Përmes zgjedhjeve të dala nga hulumtimet tona ato ndihmojnë idetë të kthehen në koncepte, testimet e koncepteve për të përcaktuar atributet e produktit dhe çmimin optimal, dhe zhvillimin e strategjive për lancimin e produktit

Madhësia e Tregut dhe Studimet e Segmentimit

Ne ndihmojmë klientët të identifikojnë madhësinë e saktë të tregut në të cilin ata janë të interesuar, kush është audienca e targetuar, dhe çka të ndryshojnë tek vetja për të përmbushur kërkesat e klientëve. Si rezultat, klientët tanë mund të konkurrojnë dhe të fitojnë përvojë më të mirë në treg, duke u prezantuar fuqishëm në mjedisin konkurrues

Projektet e Fundit

Lajmet e Fundit