OMNIBUS

Anketë për mbledhjen e informatave përmes një pyetësori të përbashkët. Pyetësori zhvillohet në suaza periodike-mujore dhe rezultatet (trendet) përcillen nga klienti. Pyetjet në OMNIBUS grupohen dhe si rezultat çmimi për pyetje është më i lirë.

Pse nevojitet OMNIBUSI për kompaninë time?

Është metoda më e lirë në treg për t’u përgjigjur pyetjeve që keni lidhur me produktin apo shërbimin që ju ofroni, klientët tuaj apo konkurrentët direkt. Duke bërë një investim minimal, biznesi juaj mund të informohet saktë mbi përceptimin e konsumatorëve për produktin apo shërbimin tuaj, gjendjen e tregut apo sjelljen e konsumatorëve lidhur me një produkt/shërbim që ju ofroni.

Planet

Numri i pyetjeve

1to5

Për më shumë informata ju lutemi zgjidhni planin
Numri i pyetjeve

PAKUFIZUAR

Për më shumë informata ju lutemi zgjidhni planin

Metoda dhe parametrat e hulumtimit

Mostra e hulumtimit është reprezentative në nivel të Kosovës me gjithsej 1,000 respondentë të grupmoshave të ndryshme, duke marrë parasysh gjininë dhe regjionet. Intervistat kryhen sipas përzgjedhjes së rastit, metodë që garanton opinionin real të përgjithshëm gjatë anketimit.

Çfarë dobie më sjellin këto informata?

  • Ku shitet produkti më së shumti (vendi)?
  • Sa shpenzojnë në produktin tonë?
  • Përse një produkt/shërbim nuk performon sipas parashikimeve?
  • Çfarë ndryshime nevojiten për produktin/shërbimin?
  • Çfarë përceptimi kanë konsumatorët mbi produktin apo shërbimin?
  • Cilat shtresa të shoqërisë blejnë produktin tonë?
  • Cilat janë arsyet pse konsumatët e blejnë produktin tonë?
  • Cilat janë arsyet pse NUK e blejnë produktin tonë?

Këto informata ndihmojnë biznesin tuaj që të adresojë problemet duke:

  • Adresuar problemet me produktin.
  • Reklamuar produktin tek konsumatorët që ka më së shumti gjasa ta blejnë.
  • Zgjedhur lokacionin ku janë fitimet më të larta.
  • Zgjedhur target grupin që sjell më së shumti fitim.
  • Ngritur kualitetin bazuar në kërkesat e konsumatorëve.
  • Targetuar audiencën e cila është më produktive.
  • Identifikuar grupë-moshat e konsumatorëve.