Kush jemi ne

UBO Consulting është një kompani e hulumtimeve dhe e konsulencës biznesore me lokacion në Prishtinë. UBO Consulting ofron shërbime të konsulencës biznesore, hulumtime të tregut, dhe analiza që mbështesin objektivat e sektorit publik dhe atij privat. Shtylla e kësaj kompanie është ngritur nga një ekip me shumë eksperiencë, hulumtues dhe konsultentë të trajnuar mirë, të cilët dinë se çka është dhe çka nuk është e dobishme për klientin. UBO Consulting ka 28 punëtor me orar të plotë, më shumë se 13 ekspertë të jashtëm dhe më shumë se 100 intervistues të shpërndarë në të gjitha komunat e Kosovës.

UBO Consulting është anëtare e Shoqatës Evropiane për Opinion dhe Hulumtime mbi Tregun (ESOMAR), Shoqatës Botërore për Hulumtime të Tregut, Sociale dhe të Opinionit Publik. Ne punojmë duke u bazuar ne udhëzimet e standardizuara, që janë të pranuara nga të gjithë anëtarët e ESOMAR, vërtetuar nga më shumë se 60 shoqata hulumtuese shtetërore në të gjithë botën.

Punëtorët tanë janë burimi jonë më i rëndësishëm. Zhvillimi profesional i tyre nga trajnime të certifikuara, shkëmbime idesh, po ashtu edhe të përvojës gjithëpërfshirëse është esenciale për suksesin e kompanisë sonë. Stafi ynë është energjik, i përkushtuar, gjithmonë duke bërë pyetjet e duhura për t’i arritur së bashku objektivat tuaja. Ekipi i ekspertëve të brendshëm siguron që të gjitha instrumentet dhe metodologjitë që aplikohen në dizajnimin e projekteve, janë gjithmonë bashkëkohore dhe të përshtatura sipas kërkesave të klientëve. Që nga fillimi i një projekti e deri te dorëzimi final i produktit tonë, ekipi ynë do fokusohet në problemin tuaj specifik, në sfidat, ose në pyetjet qe ju i ngrisni, për t’i zgjidhur ato para se hulumtimi të filloj, dhe pasi të dhënat grumbullohen, i njëjti grup mblidhet së bashku dhe vendosë se si ai informacion do t’iu udhëzojë më së miri në marrjen e vendimeve të rëndësishme për juve

Misioni ynë

UBO Consulting është një ekip i hulumtuesve profesionale që punojnë drejt arritjes së shërbimeve hulumtuese duke iu prmbajtur standardeve më të larta të dizejnimit, analizës dhe raportimit. Misioni ynë është të ndihmojmë në vendosjen e standardeve të industrisë së shërbimeve hulumtuese në Kosovë

Vizioni ynë

Vizioni ynë është që të bëhemi partnerë afat-gjatë të klientëve tanë në fushën e hulumtimit të tregut dhe në konsulencë biznesore. Ne jemi të fokusuar në ofrimin e kualitetit të lartë të punës në terma strategjik, hulumtues dhe analitik

Sektori ynë

Në UBO Consulting, ne kemi një ekspertize të gjerë dhe të thellë për sektorë të ndryshëm. Ne bazohemi në eksperiencën tonë që të ndihmojmë klientët tanë të arrijnë rritje dhe vlerën e kërkuar në treg. Me metodat tona të avancuara ne ndihmojmë klientët të shohin atë që tjerët nuk mund t’a shohin

Gjate 15 viteve te fundit

Pjesa më e madhe e sponzorëve të punës së UBO Consulting përfshinë qeverinë dhe organizatat e sektorit publik, fondacionet dhe shoqatat, organizatat ndërkombëtare dhe sektorin privat. Ne kemi qenë aktivisht të përfshirë në hulumtime sociologjike dhe asistencë teknike, financuar nga donatorët kryesorë si: USAID, UNDP, KFOR, EULEX, UHNCR, GIZ, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, SWISS HELVETAS, NDI, UNICEF,WORLD VISION, e të tjera. Gjithashtu, UBO Consulting ka bashkëpunuar me institucionet/oranizatat vendore si Posta dhe Telekomi i Kosovës, J.S.C, Raiffeisen Bank, VIVA FRESH, AMIK, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Rubin Invest, Frutex, e shumë të tjera

Vlerat Tona

  • Mirëkuptimi

    Qasja direkte e zhvillimit të projektit nëpërmjet analizave, përforcuar në një filozofi të bazuar në kualitet, iu siguron klientëve kosto të arsyeshme dhe shërbime hulumtuese të shpejta. Gjithë kjo rezulton në këshilla praktike dhe udhëzime të duhura për implementimin e projektit dhe në vendimmarrje gjithashtu
  • Përsosshmëria

    Ne ofrojmë ekspertizë në fushën e hulumtimeve kualitative dhe kuantitative, për klientët me interes në sektorë të ndryshëm, në terma lokal, regjional, dhe nacional. Ne u ofrojmë klientëve tanë bashkëpunim të ngushtë përgjatë të gjithë fazave të projektit, e që në këtë mënyrë implementimi i projektit arrin nivelet më të larta të realizimit të suksesshëm
  • Puna në Grup

    Një hulumtim tregu i suksesshëm varet nga aftësia për të punuar në grup. Stafi ynë profesional është akredituar nga universitete prestigjioze, duke pasqyruar një sërë kualifikimesh, certifikimesh dhe eksperiencash të larmishme, të cilat ata i aplikojnë gjatë sfidave të ndryshme në baza ditore
  • Besueshmëria

    Ne gjithmonë qëndrojmë në kontakt me klientët tanë në mënyrë që të sigurohemi se ata janë të informuar rreth progresit të arritur në projekt, për çdo problem eventual dhe informatave tjera të rëndësishme të cilat mund të luajnë rol të rëndësishëm në finalizimin e projekteve të tyre