Zgjidhjet Tona

Hulumtimi kuantitativ

Hulumtimi kuantitativ i tregut është i orientuar nga numrat, kërkon vëmendje të rëndësishme për matjen e dukurive në treg dhe përfshinë analiza statistikore. Kjo qasje siguron informata kuantitative të cilat mund të analizohen në mënyre statistikore. Stafi ynë profesional monitoron me kujdes procesin e mbledhjes së të dhënave dhe përdorë vetëm softvere të avancuara dhe të besueshme si PHP, SPSS, Sawtooth Software, Pivot Exel, Access e shumë të tjerë.


Teknikat: Ne kemi zhvilluar procedura efektive për të gjithë komponentat e anketimit në terren (ballë për ballë), përfshirë këtu përcaktimin e mostrave në teren, përzgjedhjen dhe trajnimin e stafit, përpilimin e manualeve të punës në teren, mbikëqyrjen e procesit të intervistimit, zvogëlimin e rasteve të refuzimit për të marrë pjesë në anketim, implementimin e kontrollës kualitative të anketimit, menaxhimin e projektit dhe raportimin. Ne kemi përvojën dhe mjetet e duhura për realizimin e hulumtimeve përmes telefonit. Ne sigurojmë efikasitet dhe kualitet të lartë të mbledhjes së të dhënave (përfshirë CATI- intervistën telefonike përmes kompjuterit) duke u përpjekjur maksimalisht për të ruajtur sigurinë dhe privatësinë e të dhënave. Anketat me telefon mundësojnë nivel më të lartë të testimit dhe qartësimit që është thelbësore për mbledhjen efikase të të dhënave.

Hulumtimi kualitativ

Në UBO Consulting, ekspertët tanë janë të vetëdijshëm se kur duhet të aplikohet hulumtimi kualitativ për klientët që kanë nevojë të kutpojnë qartë se çka konsumatorët mendojnë dhe se si ata reagojnë. Ne i ndihmojmë klientët tanë me një mori metodash hulumtuese cilësore: fokus grupe, intervista të thelluara, teknika të vëzhgimit, pasqyra të konsumit, dhe metoda që përcaktojnë apo masin kënaqshmërinë e konsumatorëve. Ne aplikojmë një mori metodologjish kualitative, dhe zgjedhim atë më optimale për t’iu përshtatur parametrave të secilit projekt në të cilin punojmë.


Teknikat: UBO Consulting ka eksperiencë të gjerë në kryerjen e hulumtimeve kualitative, përmes fokus grupeve me audiencë të targetuar përmes sektorëve dhe regjioneve të ndryshme, përmes analizave të detajuara, të dizajnuara për të nxjerrë perspektivën e të anketuarit mbi temën e hulumtimit, dhe së fundmi nëpërmjet teknikave vrojtuese që ndihmojmë studimin e një fenomeni specifik në gjendjen e tyre normale. Faza vrojtuese përfshinë vëzhgimin e sjelljeve dhe të bashkëveprimeve që ndodhin, duke parë nga perspektiva e një hulumtuesi. Qëllimi kryesor i hulumtuesit është “të qëndrojë në prapavijë“ kështu që prania e tij nuk do ketë asnjë ndikim në fenomenin që po studiohet.